Dy sfida interesante në elitën e basketbollit

09 prill 2019 | 11:54

Xhiroja e XXVII në Superligën e Kosovës në Basketboll veçohet me dy ndeshje mjaft interesante, njëra në Rahovec, tjetra në Prizren.

Të mërkurën, me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci është nikoqir i Z Mobile Prishtinës, ndeshje kjo e cila pritet të sjellë rivalitet të madh në parket. Po ashtu, me fillim nga ora 19:00 të mërkurën zhvillohet ndeshja Bashkimi – Lipjani në palestrën “Sezai Surroi”. Ndërkaq të enjten, me fillim nga ora 19:00, do të zhvillohet derbi tjetër i kësaj xhiroje, ai në Prizren në mes të Ponte Prizrenit dhe Trepçës.

Të enjten në program është një tjetër ndeshje, ajo në mes të Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershor” në Suharekë. Në katër pozitat e para në tabelën e klasifikimit të Superligës së Kosovës në basketboll renditen Z Mobile Prishtina 52 pikë, Golden Eagle Ylli me 44, Rahoveci mban vendin e tretë me 43, ndërsa në vendin e katërt renditet Bashkimi me 39 pikë të grumbulluara.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme Miley Cyrus është fotografuar nga paparacët gjersa…