“Inteligjenca artificiale do ta varrosë kapitalizmin”

01 mars 12:13

Ish ministri i Financave në Greqi, tani profesor në shkencat ekonomike, Yanis Varoufakis ka paralajmëruar se kapitalizmi do të vdes.

Në një leksion të mbajtur së fundmi para studentëve në Londër, ai ka thënë se goditjen fatale kapitalizmit do t’ia japë pikërisht ajo që konsiderohet si e ardhmja e ekonomisë: teknologjia. “Kapitalizmi është vjetruar dhe ngritja e korporatave gjigante të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do ta vrasin fare këtë sistem”, ka deklaruar ai.

Ish-ministri grek i Financave ka deklaruar se për herë të parë, gjigantë si “Google” dhe “Facebook” po sigurojnë të ardhura të prodhuara nga klientët e tyre, pra përdoruesit e produkteve të tyre. Sipas Varoufakis, pikërisht kjo është gangrena që po e bren sistemin kapitalist përbrenda. “Sa herë që kërkoni për diçka në “Google”, ju kontribuoni në rritjen e kapitalit të “Google” dhe kush i merr në fund të ardhurat? “Google”, jo ju! Pra, sot nuk ka asnjë dyshim që kapitali po prodhohet nga shoqëria, por përfitimet po privatizohen dhe kjo, me inteligjencën artificiale do të marrë fund. Kjo teknologji do të shkatërrojë më shumë vende pune nga sa do të krijojë dhe pikërisht në këto momente, Karl Marks do të ketë hakmarrjen e tij ndaj kapitalizmit”, ka deklaruar  Varoufakis.

Pikërisht në këtë moment, ka thënë Varoufakis, do të nisë reagimi i shoqërisë për shkak të padrejtësisë në ndarjen e të mirave materiale./tch

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është duke qëndruar një…