Vazhdon asistenca teknike nga FMN-ja

01 mars 2018 | 12:10

Në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) është duke qëndruar një ekip i angazhuar nga FMN-ja për  projektin e asistencës teknike për vitet 2019-2021.

Qëllimi i këtij projekti është që ATK-ja të ndihmohet në realizimin sa më të mirë të misionit të saj, si dhe objektivave të tjera strategjike.

Objektivi specifik i këtij ekipi është që të ofroj asistencë teknike në administrimin më të mirë të përmbushjes tatimore, mënyrën e menaxhimit të proceseve, si dhe fuqizimin e funksioneve kryesore të administratës tatimore.

Gjatë takimit u diskutua edhe për fushat e bashkëpunimit, në kuadër të planit vjetor të asistencës teknike, të cilat mund të ofrohen nga FMN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet ndeshja…