Inteligjenca britanike: Rusia po kryen riorganizim përpara operacioneve

23 mars 2022 | 08:43

Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ka dhënë perditesimin më të fundit nga lufta në Ukrainë trupat rusë po lëvizin nga veri në jug. Arsyeja e lëvizjes së tyre është për të goditur forcat ukrainase në lindje të vendit. Trupat po shkojnë nga Kharkiv dhe Mariupol.

Ndërkohë, luftimet në veri synojnë rrethimin e kryeqytetit Kiev, ka thënë ministria. Sipas BBC forcat ruse duan të  zhvillojnë një periudhë riorganizimi përpara se të rifillojnë operacionet sulmuese në shkallë të gjerë. Rusia gjithashtu dukej se po përpiqej të anashkalonte Mykolaiv-in në drejtimin e saj drejt perëndimit drejt Odesës, qyteti port në jug-perëndim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se paga minimale në Kosovë…