Inteligjenca në plan të dytë, duhet vullnet për të qenë i suksesshëm

04 shtator 14:05

Vullneti është më i rëndësishëm se niveli i inteligjencës kur vjen fjala tek të qënit i suksesshëm. Psikologes Angela Duckworth iu deshën vite të tëra studimi të subjekteve të ndryshme për të dalë në këtë përfundim.

Ndërsa krahason arritjet e karrierës, ajo shpjegoi për Forbes, se ndodh të gjendesh përpara një përfundimi të papritur. Shumë prej atyre që në shkollë  kanë qenë fëmijë me një IQ prej gjeniu dhe që mësuesit i konsideronin të jashtëzakonshëm, mezi kanë avancuar në karrierë, thotë Duckworht që i mbështet këto pretendime në verifikimet e saj, të bëra në kohë. Por si mund tw ndodhw njw gjw e tillw?

Shpjegimi që jep psikologia është se inteligjenca nuk duhet konsideruar si treguesi më i mirë për suksesin në të ardhmen. Sekreti i madh i suksesit, thotë ajo nuk është talenti; është puna, këmbëngulja  dhe vullneti. Përpjekjet e vazhdueshme, dëshira për të ecur përpara pavarësisht vështirësive e madje edhe dështimeve, të cojnë drejt përmirësimit, i cili vjen në këtë mënyrë ngadalë, por i sigurtë.

Tek njerëzit shumë të suksesshëm, Duckworth zbuloi së pasioni i shtynte të mos dorëzoheshin, ndërsa vetë rrugëtimi i tyre, sado i lodhshëm, kishte qenë po aq i rëndësishëm sa rezultati final./Top Channel

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga partitë politike…