Intensifikohet bashkëpunimi i ShSKUK-së me Policinë e Kosovës

02 mars 2021 | 16:37

Dr. Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka pritur në takim Samedin Mehmetin, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe mundësia që ShSKUK-ja në të ardhmen të kryej vizitat shëndetësore sistematike për policët e Kosovës.

Drejtori Krasniqi ka theksuar se përkundër kohës së Pandemisë, me sukses janë kryer vizitat e rregullta kontrolluese për kadetët e rinj të policisë, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit që është nënshkruar në muajin shtator të vitit 2020, me Policinë e Kosovës.

Drejtori i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti ka falënderuar drejtorin e ShSKUK-së që edhe në kohë të Pandemisë, ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahje të vazhdueshme për Policinë e Kosovës.

Dy palët u pajtuan që bashkëpunimi i nisur në vitin 2020, të vazhdojë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Drenas,…