Intensifikohet bashkëpunimi i KRU “Prishtina” me KFOR-in

27 mars 2018 | 17:41

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Ilir Abdullahu, është takuar me majorin Tahir Çuka nga KFOR-i dhe me drejtorin e SHUKOS-it, Abdullah Dërguti.

Gjatë këtij takimi i cili është mbajtur në zyrat e KRU “Prishtina” është diskutuar për çështjet që kanë të bëjnë me të arriturat, sfidat, gjendjen e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, ndërtimin e fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj dhe sigurinë e mbrojtjes së liqeneve akumuluese përfshirë mbrojtjen e burimeve ujore.

Abdullahu ka theksuar përkushtimin maksimal kundrejt bashkëpunimit të qëndrueshëm me secilin institucion, përfshirë edhe KFOR-in në funksion të ngritjes së efiçiencës dhe furnizimit sa më të mirë të qytetarëve me ujë të pijshëm.

Ai ka falënderuar pjesëtarët e KFOR-it që në raste të caktuara i kanë dalë në ndihmë Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave Bedri Hamza priti të martën në takim …