Interesim i madh tek qytetarët për të kryer testin COVID-19 në laboratorët private

13 gusht 2020 | 10:45

Licencimi i laboratorëve privat nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve të COVID-19, ka zgjuar interesim të madh tek qytetarët.

Sot në orën 08:00 të mëngjesit, në një nga Klinikat Private në Prishtinë u panë dhjetëra qytetarë të cilët prisnin në rend për të kryer testin.

Derisa çmimi për kryerjen e një testi po varion nga 20 deri në 35 euro, e diku edhe 50. Ndërsa Autoriteti i Konkurrencës ka bërë me dije se do të monitorojnë këto institucione shëndetësore privatë për çmime.

Thirrje që të ketë çmime të balancuara, e mos të jenë në dëm të qytetarëve në drejtim të këtyre klinikave ka pas edhe nga kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit nga Universiteti i Stanfordit kanë gjetur arsyen se përse…