
Interi, afër marrëveshjes për transferimin e Akanjit
01 shtator 2025
| 16:23
Skuadra e Interit po synon përforcime në minutat e fundit të merkatos dhe raportohet se ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin zviceran, Manuel Akanji, i cili aktualisht është pjesë e Manchester Cityt.
“Zikaltërit” kanë gjetur akordin me lojtarin dhe gjithashtu me Cityn për një huazim prej 2 milionë eurosh, me të drejtë blerjeje për 15 milionë euro në fund të sezonit.
Akanji ka qenë prej kohësh në radarët e Interit, por vetëm në këtë merkato është konkretizuar mundësia e transferimit të tij. Për shërbimet e mbrojtësit kishte interes edhe nga Milani, por Interi ka qenë më i vendosur për ta siguruar atë.