Interi, afër ta ‘blindojë’ Inzaghin

28 mars 2024 | 13:21

Tek Interi janë të kënaqur me punën e Simone Inzaghit. Titulli i 20-të në histori është praktikisht i siguruar, ndërkohë që drejtuesit kanë përgatitur dhuratën për trajnerin. Inzaghit do t’i ofrohet rinovimi deri në vitin 2027.

Kontrata aktuale i përfundon në 2025, por zikaltrit duan ta “blindojnë”, duke konfirmuar besimin e madh që kanë në aftësitë e tij si trajner.

Firma mbi kontratën e re do të vijë përpara mbylljes së sezonit. Inzaghi përfiton rreth 5.5 milionë euro në sezon, pagë që pritet të shkojë deri në 6.5 me marrëveshjen e re. 47-vjeçari po zhvillon sezonin e tretë në bankinën e nënkampionëve të Evropës.

Deri tani ka fituar Kupën e Italisë (2x) dhe Superkupën (3x) me Interin. Ndërkohë që është shumë afër titullit të parë si teknik. I pari për të dhe i 20-ti për Interin, trofe që do të sjellë yllin e dytë në fanellë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i  Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar masakrën…