Interi dhe Barça planifikojnë shkëmbim e sulmuesve

16 dhjetor 2021 | 12:48

Aksi Milano-Barcelonë është më i nxehtë se kurrë. Nuk bëhet fjalë për në fushën e lojës, por në merkato. Interi dhe Barcelona janë gati që të bëjnë një shkëmbim të bujshëm mes tyre.

Sipas prestigjiozes spanjolle “AS”, të dy ekipet janë gati të shkëmbejnë sulmuesin Aleksis Sanchez me Luk de Jong. Holandezi nuk preferohet nga Xavi dhe po sheh një skuadër për të pasur sa më shumë minuta në këmbë. Sanchez shihet si opsion i mirë duke qenë se ka luajtur më parë me spanjollët.

Problem mbetet Sevilla e cila zotëron kartonin e De Jong. Operacioni do të jetë një huazim i thjeshtë deri në fund të sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e anëtarit më të moshuar të Kuvendit të…