Interi dhe Reali luajnë për vendin e parë, Unitedi kërkon kualifikimin

29 nëntor 2023 | 12:48

Emocionet e Ligës së Kampionëve vijojnë dhe mbrëmjen e sotme. Interi ka siguruar kalimin më tej, por kërkon ta mbyllë grupin si kryesuese dhe për këtë duhet të mundë Benficën, që deri më tani nuk ka marrë asnjë pikë.

“Zikaltërit” vijnë pa 3 lojtarë të rëndësishëm si Bastonin, Pavard dhe Dumfris, ndërsa portugezët luajnë me formacionin më të mirë. Në anën tjetër për fitore luan dhe Sociedad që përballet me Salzburg në shtëpi. Spanjollët janë të kualifikuar, por synimi tani është ta mbyllin të parët.

Ndeshje e bukur dhe shumë interesante është dhe ajo mes Real Madrid e Napolit. Dy ekipe e kanë siguruar kualifikimin më tej, por madrilenët kërkojnë ta mbyllin grupin me pikë të plota dhe të bëjnë detyrën dhe këto dy ndeshje të fundit.

Në grupin A, llogaritë e kualifikimit për skuadrën e dytë janë ende të hapura. Manchester United kërkon me detyrim fitoren ndaj Galatasarayt nëse do të shpresojë deri në fund për një biletë më tej.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Bayern që e ka siguruar kualifikimin, përballet në Alianz Arena me Kopenhagen.  Në grupin B, Arsenal sot ka mundësi të sigurojë një biletë për më tej. Topçinjtë përballen me Lens në shtëpi dhe rast të një suksesi e mbyllin grupin si kryesues. Ndërkohë Sevilla luan me PSV Eindhoven për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

Mund të jetë një imazh i futboll dhe teksti që thotë "MATCHDAY5 WEDNESDAY FIXTURES GALATASARAY VS VS SEVILLA MANCHESTER UNITED VS BAYERN PSV VS ARSENAL OBENHAVN COPENHAGEN VS REAL MADRID LENS BRAGA VS VS NAPOLI BENFICA UNION BERLIN VFU VS REAL SOCIEDAD INTER VS SALZBURG"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës,…