Interi e ka seriozisht interesimin për Ramadanin

07 nëntor 2023 | 12:58

Interi po tregon formë të mirë në këtë edicion si në Seria A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk e ka penguar dyshen Beppe Marotta e Piero Ausilio për të menduar për përforcime.

Në fokus të nënkampionëve të Evropës është vënë një tjetër “legjionar” i Kombëtares shqiptare e më konkretisht lideri i mesfushës së Lecce, Ylber Ramadani.

Sipas raportimeve më të fundit të medieve italiane, kjo ishte edhe arsyeja pse Ausilio ishte i pranishëm në mitikun “Air Albania” për të ndjekur nga afër përballjen Shqipëri-Çeki, teksa mësohet se vetë italiani tanimë po tenton një marrëveshje me kosto të ulët dhe po përgatitet një ofertë drejt Lecces, ofertë e cila nuk pritet të kalojë shifrat e 10 milionë eurove.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…