Haradinaj: E lexuam draftin e Asociacionit, i referohet Kushtetutës

07 nëntor 2023 | 12:58

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se i dërguari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak ua ka prezantuar draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas Haradinajt, drafti i shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep qytetarëve të komunave me shumicë serbe. Ai ka thënë se në hyrje të këtij drafti shpjegohet se duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Haradinaj ka thënë se si parti do t’i japin komentet e tyre vetëm pasi të bëhet shqyrtimi i tij nga Kushtetuesja.

“Patëm mundësinë të njoftohemi me dokumentin e draft-statutit që ta lexojmë në tërësi dhe ta zhvillojmë një bisedë lidhur me hapat e mëtejmë që e presin Kosovën dhe atë çka mund të pres Kosova po ashtu pas implementimit të obligimeve që i ka marrë në bazë të planit franko-gjerman që është i mbështetur prej amerikanëve”.

“Sot e kemi lexuar draftin në tërësi. Drafti shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe dhe qytetarëve që jetojnë në to. Kuptohet që çdo herë i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Në këtë draft nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave, pra Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi. Komentet tona do t’i bëjmë pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, pasi në hyrje shpjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe të gjitha aktetet tjera dhe çdo vendim lidhur me krijimin e Asociacionit duhet të shqyrtohet nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe të miratohet nga Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se me implementimin e Asociacionit, Kosova e bën një hap të madh përpara.

“Ajo që për mua është me rëndësi, duhet ta themi hapur, me implementimin e Asociacionit Kosova e bën një hap të madh përpara. Kosova me të drejtë kërkon një procedurë të shpejt për anëtarësim në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujar Fetahu nga fshati Çirez, komuna e Skenderajt, shpall të…