Interi kërkon në formë huazimi Maguiren

30 janar 2023 | 14:01

Interi është i interesuar për të marrë Harry Maguire nga Manchester United. Megjithatë, sipas raportimeve nga “Daily Mail”, kapiteni i “Djajve të Kuq” do të dëshironte të priste verën për t’u larguar nga “Old Trafford”, ndërsa zikaltërit e kanë me nxitim pasi dëshirojnë të gjejnë zëvendësuesin e Skriniar i cili do të largohet për te PSG-ja.

Interi kërkon ta marrë huazim Maguiren, megjithatë, nuk ka gjasa që mbrojtësi anglez të lëvizë në janar sepse në fund të sezonit do të vlerësojë ofertat nga klubet e tjera, gjë që përkon edhe me dëshirat e Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 32 persona janë vrarë dhe 150 të tjerë…