Interi kualifikohet në finale të Kupës së Italisë

19 prill 23:05

Interi është skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë për këtë vit. “Nerazzurët” kanë siguruar kalimin për herë të parë në finale pas 11 vjetëve.

Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi shënoi sonte fitore bindëse ndaj Milanit, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin 3:0.

Lautaro Martinez shkëlqeu sonte me dy gola. Argjentinasi shënoi në minutat 5 dhe 40, kurse goli i tretë u shënua nga Robin Gosens në minutën e 82-të.

Interi në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja Juventus – Fiorentina.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet nesër, teksa ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren minimale (0:1) të “Zonjës së Vjetër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpool rikthehet menjëherë të fitorja në Premier League. “The Reds”…