Liverpooli deklason Unitedin

19 prill 2022 | 22:58

Liverpool rikthehet menjëherë të fitorja në Premier League.

“The Reds” kanë mposhtur me rezultatin 4-0 skuadrën e Manchester United dhe kanë marrë kreun e klasifikimit, në pritje të Manchester City që ka një ndeshje më pak.

Skuadra e Jurgen Klopp e nisi me vrull që në fillim kundër “Djajve të kuq”. Që në minutën e pestë Liverpool e zhbllokoi ndeshje dhe ishte Luis Diaz ai që nuk gaboi pranë portës së United dhe e çoi topin në rrjetë.

Sulmet e vendasve nuk u ndalën, pasi një ndeshje e tillë duhet të hipotekohej sa më parë. Skenën e mori Mohamed Salah, i cili në minutën e 22-të ndëshkoi për të dytë herë skuadrën e Manchester United.

45 minutat e para nuk sollën gol tjetër, ndërsa në pjesën tjetër iu bashkua festës edhe sulmuesi Sadio Mane, i cili shënoi edhe golin e tretë në portën e David De Gea. Dominimi i Liverpool vijoi dhe golat nuk kishin mbaruar.

Mohamed Salah shënoi golin e katërt për “The Reds” dhe të dytin personal, për të vulosur pokerin e Liverpool ndaj “armiqve” të përjetshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romeo dhe Donaldi janë binjakët më të komentuar për momentin.…