Interi kursen 44 milionë euro nga shkurtimi i pagave

07 prill 2020 | 16:16

Beteja për shkurtimin e pagave në Serie A është ende e hapur: vetëm dje Lega bëri një tjetër propozim, që gjeti mirëkuptim nga të gjithë klubet (me përjashtim të Juventus, që e ka arritur akordin me futbollistët e saj), por edhe kundërshtinë e fortë të Shoqatës së lojtarëve.

Lega Serie A, për të përballuar emergjencën koronavirus, ka propozuar një shkurtim të pagave, baraz me 1/3 e fitimit vjetor nëse kampionati nuk do të rifillojë e 1/6 nëse do të vazhdojë të luhet: ja sa do të kursejnë skuadrat me propozimin e shoqërive.

Duke përjashtuar Juventus, Inter që do të përfitonte më shumë nga shkurtimi, duke qenë se ka pagesat e dyta më të larta të kampionatit: nga 22 në 44 milionë sipas variantit nëse luhet ose jo. Shifra të mëdha edhe për Napoli, Roma e Milan që kanë një barrë totale mbi 100 milionë euro e do të kursenin mbi 30 milionë euro.

Me Lazio, Bologna, Cagliari, Fiorentina, Torino, Genoa e Sassuolo që qëndrojnë me numra dyshifror, poshtë tyre gjenden Sampdoria dhe Atalanta. Brescia ashtu si në kampionat, është i fundit me një kursim teorik mes 5 e 2,5 milionë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni eKesco, i cili u mundëson konsumatorëve të paguajnë faturat…