Interi merr kreun në Serie A

01 dhjetor 2019 | 17:30

Skuadra e Interit e ka shfrytëzuar për mrekulli gabimin e Juventusit, që barazoi sot me Sassuolon, për të marrë kreun e tabelës në Serie A.

Këtë e bëri pas fitores prej 2 me 1 në “San Siro” ndaj Spalit. Ishte Martinez ai që shënoi të dy golat për Interin në këtë takim, derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Valoti në minutën e 50. Interi tani është lider me 37 pikë, derisa Spali në vendin e parafundit ka nëntë pikë pas 14 xhirove.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani rikthehet te fitorja pas një muaji të tërë pa…