Milani i rikthehet fitoreve

01 dhjetor 2019 | 17:06

Milani rikthehet te fitorja pas një muaji të tërë pa shijuar tri pikët. Kuqezinjtë kanë triumfuar ditën e sotme ndaj Parmës në transfertë, në një sfidë që e zgjidhën vetëm në minutën e 88-të.

Përballja u dominua absolutisht e gjitha nga të besuarit e Piolit, mjafton të përmendim faktin që Parma nuk e goditi asnjëherë portën gjatë 90 minutave. Raste të shumta, por konrektizimi mungoi, me Piatek që ishte thuajse inekzistent në fushë, njësoj si Leao.

Me sulmuesit në ditë jo të mirë, zgjidhjen e solli Theo Hernandez. Dy minuta nga fundit, në të 88-tën, francezi shënoi golin e fitores.

Mbrojtësi është kthyer në një hero për kuqezinjtë, teksa ky është goli i tretë i tij këtë sezon. Kështu, Pioli dhe Milani i gëzohen tri pikëve dhe ngjiten në vendin e 11 në kuotën e 17 pikëve. Sfida e radhës është ajo ndaj Bolognas në transfertë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gold AG e ka publikuar projektin më të ri muzikor…