Interi në janar e dëshiron Ozilin

10 dhjetor 2018 | 13:14

“The Sun” raporton se Arsenali ka vendosur të nxjerrë në shitje mesfushorin gjerman Mesut Ozil.

Mesfushori u transferua te Arsenali nga Reali i Madridit në verën e vitit 2013 dhe mund të largohet nga “Topçinjtë” për vlerën e 28 milionë eurove.

Mesfushori gjerman, që nuk ishte grumbulluar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës londineze, rrezikon që të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave për shkak të problemeve në shpinë që iu shfaqën për shkak të qëndrimit të gabuar të tij teksa luante me orë të tëra në “Playstation”. Skuadra e interesuar për transferimin e Ozilit është Interi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdojnë hetimet në Itali për vdekjen tragjike të ish-kapitenit të…