Ja e vërteta e vdekjes së Astorit

10 dhjetor 2018 | 13:03

Vazhdojnë hetimet në Itali për vdekjen tragjike të ish-kapitenit të Fiorentinës. Gazeta italiane “La Nazionale” ka zbardhur fakte të reja në lidhje me humbjen e jetës së 31-vjeçarit.

Sipas medies italiane, Astori ka kryer vizita mjekësore një vit para se të ndodhte ngjarja dhe është vënë re nga kontrollet, se zemra e tij nuk funksiononte mirë.

Barkushja e djathtë e mbrojtësit kishte një problem që haset shpesh nga sportistët dhe në të shumtën e rasteve, sportistët kanë humbur jetën. Sëmundja që ishte prekur Astori e quajtur “Displasia aritmogjenike” vret në mënyrë progresive qelizat e miokardit, duke i kthyer në yndyra që çojnë në probleme të funksionimit të zemrës dhe mund të kthehen në vdekjeprurëse.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimin në qendrën mjekësore ku Astori kreu vizitat mjekësore një vit më parë dhe i gjithë faji bie mbi këtë qendër që nuk arriti të zbulonte dhe parandalonte sëmundjen e shfaqur.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në…