Interi për “hakmarrje” ndaj Barçës, Napoli pret PSG-në

06 nëntor 2018 | 11:54

Interi dhe Barcelona përballen sonte (e martë) në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve. Barcelona para dy javësh fitoi në “Camp Nou”, por edhe një fitore tjetër do ta siguronte kualifikimin tutje.

Ndërsa Interi do të mundohet të marrë fitore në këtë ndeshje në mënyrë që ta ketë më të sigurt kualifikimin, pasi Tottenham Hotspur do të luajë ndaj PSV-së dhe me gjasë do të shënojë fitore. Lajm i mirë për mysafirët dhe i keq për vendësit është rikthimi i Lionel Messit nga lëndimi, por ende nuk dihet se a do të startojë argjentinasi nga fillimi apo në pjesën e dytë. Megjithatë, skuadra e Interit është duke kaluar çaste të mira dhe në këtë ndeshje hynë pas fitores në Serinë A kundër Genoas me rezultat 5-0. Sonte zhvillohet edhe një tjetër ndeshje derbi.

Napoli e pret skuadrën e Paris Saint Germainit, me të cilën luajti para dy javësh baras (2-2), por të dyja këto skuadra në këtë ndeshje kanë synim fitoren në mënyrë që t’i ofrohen më shumë kualifikimit për fazën tjetër në Ligën e Kampionëve. Napoli zë vendin e dytë me pesë pikë, kurse PSG-ja është e treta me një pikë më pak. Vendin e parë e mban në këtë grup Liverpooli që do të luajë kundër Crvena Zvezdas në Beograd.

Në këtë ndeshje Jurgen Kloppi ka vendosur të mos e ftojë Xherdan Shaqirin për t’u ikur sa më shumë tensioneve me tifozët serbë, të cilët janë të revoltuar me futbollistin shqiptar, i cili, pas i shënoi Serbisë në Kupën e Botës, festoi golin duke bërë me duar, në shenjë simbolike, shqiponjën.

Grupi A

18:55 Monaco – Club Brugge
21:00 Atletico Madrid – Borussia Dortmund

Tabela

  1. Borussia Dortmund     3 9 pikë
  2. Atletico Madrid            3 6
  3. Monaco                          3 1
  4. Club Brugge                   3 1

Grupi B

21:00 Inter – Barcelona
21:00 Tottenham H. – PSV Eindhoven

Tabela

  1. Barcelona                  3 9 pikë
  2. Inter                           3 6
  3. Tottenham H.           3 1
  4. PSV Eindhoven        3 1

Grupi C

18:55 Crvena Zvezda – Liverpool
21:00 Napoli – Paris Saint Germain

Tabela

  1. Liverpool          3 6 pikë
  2. Napoli               3 5
  3. PSG                    3 4
  4. Crvena Zvezda 3 1

Grupi D

21:00 Porto – Lokomotiv M.
21:00 Schalke – Galatasaray

Tabela

  1. Porto                3 7 pikë
  2. Schalke            3 5
  3. Galatasaray     3 4
  4. Lokomotiv M. 3 0

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë qëndrimit të tij në…