Interi synon Modriqin dhe dy yje të La Ligës

08 prill 2019 | 16:01

Interi gjatë verës do të jetë një ndër skuadrat më aktive. Hegjemonia e Juventusit vitet e fundit për Interin është kthyer në tmerr dhe tashmë zikaltrit do të hidhen në sulm për të siguruar tre yje të kampionatit spanjoll.

“Don Balon”, media spanjolle, bën me dije se Interi do të tentojë Luka Modriqin në verë dhe dy yje të tjerë. I pari do të jetë Santiago Arias, mbrojtësi i Atletico Madridit. Ai është 26-vjeçar dhe po bën një sezon relativisht të mirë në Spanjë.

I dyti do të jetë Djene Dakonam, qendërmbrojtës te skuadra e Getafes. Ai është duke bërë një punë të mirë te skuadra madrilene, e cila është në vend të katërt, që të çon në Ligën e Kampionëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Industria e qumështit në Kosovë ka pasur rritje të madhe.…