Interpelanca e Muratit, Tahiri: Ekonomia e Kosovës me rënien më të ulët

22 qershor 2023 | 13:01

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka nisur interpelancën për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Tahiri ka deklaruar se interpelanca është ftuar për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”.

“Ekonomia e Kosovës e ka rënien më të ulët në historinë e vet, ajo në vitin 2021 ka pasur ngritje vetëm 3 për qind, derisa trendet e vitit 2023 janë dhe më të këqija. Me dinamikën qe e kemi këtë vit mund të pritet që vendi dhe ekonomia të bie në një kolapsim apo dështim të plotë”.

“Menaxhimi i fondeve publike për më shumë se dy vite nga qeveria është i dobët, jo profesional, partiak e politik, si dhe është i dëmshëm për vendin. Po këtyre, edhe paga minimale me ligjin që është propozuar nga qeveria është në disproporcion të madh, këtë ligj e ka votuar komisioni, qeveria dhe ministria nuk e ka thënë asnjë fjalë”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është hedhur shorti për sezoni 2023-24. Në zyrat e…