Intervista e Meghan dhe Harry ka arritur shikueshmërinë mbi 17 milionë
09 mars 2021
| 12:18
Intervista e Oprah Winfrey me Meghan dhe Harry, e cila u transmetua në CBS, u pa nga mbi 17 milionë shikues. Konkretisht nga 17 milionë e 100 mijë, sipas të dhënave paraprake nga Nielsen.
Këto shifra tregojnë që intervista është një nga ngjarjet më të shikuara të sezonit aktual televiziv.
Por ato janë larg nga 90 milionë shikuesve për Super Bowl muajin e kaluar, apo 70 milionë të intervistës së Barbara Walters në 1999 me Monica Lewinsky.