Intervistimi i Thaçit nga Specialja, Haradinaj: Asnjë gjyq s’mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për liri

13 korrik 2020 | 11:44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar lartë gatishmërinë e presidentit Hashim Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë.

“Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasysh pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi. Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë, dinjitetit dhe atdheut. Në çdo rrethanë përgjatë tërë historisë, kemi dëshmuar pjekuri, guxim, mikpritje e bashkëpunim, e këtë e dëshmon edhe gatishmëria jonë anipse nga pozita e viktimës, t’i përgjigjemi thirrjeve të drejtësisë sado të pa drejta qofshin ato.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë.

Nuk i kemi ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë ajo e ka kërkuar këtë, pa marrë parasysh pozitat tona shtetërore, i jemi përgjigjur dhe do t’i përgjigjemi. Nuk ekziston asnjë gjyq që mund ta gjykojë përpjekjen e një populli për të jetuar si gjithë të tjerët të lirë në tokën e vet.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nigerian shumë i famshëm në Instagram falë postimeve të…