Investimet e huaja direkte gjermane në Kosovë për 6 muaj arritën 92 milionë euro

06 shtator 2023 | 11:10

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani ishte pjesë e pritjes së një delegacioni gjerman, të organizuar dje nga zyra e fondacionit politik gjerman Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Me një përbërje prej udhëheqësish të bizneseve, organizatave, odave dhe zyrave ekonomike gjermane, interesimi i tyre ishte i fokusuar në aspektin ekonomik.

Interesimit të tyre për zhvillimet ekonomike në vend, iu përgjigj Hasani, duke u dhënë një pasqyrë të qartë të Kosovës ekonomike dhe marrëdhënieve ekonomike gjermano-kosovare.

Ajo që u vu në pah, ishte se Kosova ka partner kryesor Gjermaninë në të bërit biznes që nga paslufta.

Këtë e thonë statistikat mes dy vendeve, ku Investimet e Huaja Direkte nga janari deri në qershor të këtij viti kapin vlerën 92 milionë euro.

Në anën tjetër eksporti i produkteve kosovare në Gjermani në 7-mujorin e parë të këtij viti ka mbërritur 52 milionë euro, përballë importit nga Gjermania në Kosovë me 414 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi “aleatët e Rusisë” se…