Inzaghi: Ende nuk jam i qetë për titull

26 shkurt 2024 | 12:44

Fitorja 0-4 ndaj Lecces, edhe pse është e dhjeta radhazi në kampionat dhe distanca me Juventusin është e madhe nuk e bëjnë të qetë trajnerin Simone Inzaghi.

Numri një i zikaltërve thotë se ekipi duhet të vazhdojë të punojë sepse ka ende mundësi për t’u përmirësuar.

“Sigurisht që mund të përmirësohemi sepse tani janë muajt më vendimtarë për të mbyllur sezonin. Është normale të jemi të lumtur sepse rrugëtimi është pozitiv, por tani është Atalanta. Nuk e konsideroj si një finale për titullin. Kemi nevojë për të gjithë për të vazhduar”, ka thënë Inzaghi.

“Titulli? Sigurisht që nuk jam aspak i qetë. Ka shumë ndeshje dhe shumë pikë në dispozicion të të gjitha skuadrave. Blin pati një mundësi të mirë dhe duhet ta mbyllnim. Na duhet të shpenzojmë shumë energji në të gjitha aspektet. Sanchez tregoi se është një lojtar i madh. Gjithmonë prezent dhe i gatshëm për të dhënë maksimumin. Lautaro? I kam thënë qe të jetë i qetë dhe të vazhdojë rrugëtimin pozitiv. Një lojtar që gjithmonë kërkon maksimumin nga skuadra dhe nga vetja”, ka shtuar Inzaghi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bastri Bilalli shpalle te pavlefshme deftesen e shkolles fillore "Azem…