
Inzaghi pas shortit: Do të jenë dy ndeshje fantastike
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, vuri në dukje se si skuadra e tij “dëshiron të përpiqet të ëndërrojë përsëri” pasi u shortua me Atletico Madridin në një të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
“Do të jetë një 1/8 fantastike, me dy skuadra të nivelit të lartë në dy stadiume të bukura që do të kenë një audiencë të madhe. Jemi të lumtur sepse vazhdojmë të përballojmë ndeshje të tilla të rëndësishme në Evropë në vazhdimësi”, ka thënë Inzaghi.
Ai përmendi cilësitë e klubit spanjoll dhe pse ato nuk mund të nënvlerësohen.
“Ata kanë luajtur dy finale në dhjetë vitet e fundit dhe kanë një traditë të madhe në këtë kompeticion, klubi ynë nuk është ndryshe dhe ne duam të përpiqemi të ëndërrojmë përsëri për t’i dhënë një tjetër gëzim tifozëve tanë”.
“Trajneri i Atleticos, ndër të tjera, është Diego Simeone, një trajner i madh me të cilin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Kam fituar shumë me të, duke përfshirë një Scudetto me Lazion”.