Inzaghi: Strakosha është portieri kryesor i Lazios

07 dhjetor 2020 | 10:58

 Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, është pyetur nga gazetarët rreth paraqitjeve të mira të portierit spanjoll Pepe Reina dhe mbetjes në bankën rezervë të portierit shqiptar Thomas Strakosha.

“Strakosha ka pasur Covid-19. Kur të përmirësohet gjendja e tij, do të kthehet në formacionin bazë. Në këtë moment Reina po luan mirë dhe është pikë referimi për shokët e tij dhe për këtë arsye kam zgjedhur atë. Reina ka luajtur mirë, por nuk harroj Strakoshën. Ai ishte njëri nga më të mirët në Serinë A vitet e fundit. Ai është portieri kryesor”, ka thënë Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përsiatje (Rreth librit poetik “Burri i netëve të mia”, i…