
iPhone 17, për kartë SIM
Ka pasur indikacione të mëtejshme se Apple po përgatitet të heqë vendin fizik të kartës SIM në modelet e saj më të fundit të iPhone.
Burime të njohura me çështjen i thanë MacRumors se punonjësit në dyqanet e autorizuara të shitjes me pakicë të Apple në Bashkimin Evropian, po trajnohen për modelet e iPhone me mbështetje eSIM. Ata duhet ta bëjnë këtë deri më 5 shtator.
Apple pritet të zbulojë serinë iPhone 17 më 9 shtator, vetëm katër ditë pasi punonjësit duhet të përfundojnë trajnimin e detyrueshëm, transmeton Telegrafi.
Në Shtetet e Bashkuara, të gjitha modelet nga seria iPhone 14 dhe më vonë nuk mbështesin më një vend SIM dhe mbështeten vetëm në teknologjinë eSIM.
Apple ende nuk e ka bërë këtë në vende të tjera, por informacionet e reja sugjerojnë se kjo mund të ndodhë me serinë iPhone 17.
Është e sigurt se iPhone 17 Air do të mbërrijë pa një vend SIM në shumicën (nëse jo të gjitha) vendet, dhe arsyeja për këtë është dizajni i tij ultra i hollë. Ekziston mundësia që të ketë disa përjashtime, siç është Kina.
Apple ka dokumentacion mbështetës që liston shitësit në të gjithë botën që mbështesin eSIM.