IPK-ja arreston një polic në Gjakovë, dyshohet se jashtë orarit ka kryer veprën penale ‘kanosje’

26 maj 2024 | 14:00

Inspektorati Policor i Kosovës (IKP) ka njoftuar se kanë arrestuar dhe suspenduar një zyrtar policor në Gjakovë, i cili dyshohet se jashtë orarit zyrtar të punës është në kryerjen e veprës penale “kanosje”.

“Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘kanosje’”, ka njoftuar IPK-ja.

Njoftimi i plotë i IPK-së:

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për kanosje

Prishtinë/Gjakovë , 26 maj 2024

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje rreth orës 19:00 nga Policia e Kosovës në Gjakovë se një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungojnë detajet, por palët janë afër. Detyrimi nga Napoli vazhdon…