IPK-ja me autorizim të prokurorisë arrestoi një zyrtar policor

18 shtator 2018 | 11:11

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) javë më herët ka ndërmarrë disa veprime hetimore ndaj zyrtarit policor (rreshter në Stacionin Policor Qendra) në Prishtinë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit”.

Hetimi ka qenë duke u zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Si rezultat i veprimeve hetimore, dje (17.09.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar këtë zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës).

Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent.

Ndaj të njëjtit IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut po…