IPK-ja rekomandon suspendimin e policit i cili arrestoi Faik Fazliun

10 qershor 2021 | 11:07

Për rastin e arrestimit të Faik Fazliut, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ditë më parë ka pranuar ankesën e Faik Fazliut bashkangjitur me raportin mjekësor, lidhur me pretendimet e tij ndaj zyrtarit policor dhe eprorit të policisë së Prizrenit, në ditën kur u arrestua në një lokal në Prizren.

Ish-kreu i OVLUÇK-së, Faik Fazliu, ka mohuar se ka kanosur zyrtarin policor, madje ka thënë se as nuk e ka shikuar. Ai është shprehur i habitur se pse ishte arrestuar.

Gjithashtu, ai ka thënë se është kërcënuar tri herë nga eprori i policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor.

Faik Fazliu, është shprehur i habitur me arrestimin e tij, teksa ka thënë se zyrtari policor është sjellë në mënyrë tendencioze me të.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz,…