Iraku ekzekuton 12 persona për vepra terroriste

29 qershor 2018 | 16:22

Iraku ka ekzekutuar së paku 12 persona të dënuar për vepra terroriste.

Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka urdhëruar “zbatimin e menjëhershëm” të dënimeve me vdekje kundër terroristëve.

Ekzekutimet vijnë një ditë pasi trupat e tetë robërve, të mbajtur nga grupi militant Shteti Islamik janë gjetur në një rrugë në veri Bagdadit.

Abadi e ka shpallur fundin e operacioneve kundër Shtetit Islamik në dhjetor, por grupi xhihadist vazhdon të kryejë sulme të stilit gueril në disa pjesë të vendit, raporton “Rel”.

Grupet e të drejtave të njeriut, megjithatë, kanë shprehur shqetësim për gjykimet e të dyshuarve të Shtetit Islamik dhe ekzekutimet masive.

Human Rights Watch ka thënë se nuk ka asnjë garanci që nuk përdoret tortura.

Së paku disa qindra njerëz, përfshirë të huaj, besohet se janë të dënuar me vdekje për shkak të veprave terroriste në Irak. Qeveria e Irakut nuk e ka publikuar identitetin e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi ynë…