Pritet të ketë ngritje të temperaturave

29 qershor 2018 | 16:18

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga kontinenti i veriut.

Sipas këtij instituti, në ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 12-14 gradë celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Rodriguez pas gjysmë ore lojë ndaj Senegalit është dashur…