Irani arreston 10 të dyshuar për një sulm me bombë

09 dhjetor 2018 | 15:21

Forcat e sigurisë iraniane kanë arrestuar dhjetë persona, nën dyshimin se kanë lidhje me një sulm vetëvrasëse që është kryer së fundmi, tha policia.

“Kemi informacione të mira dhe shpresojmë në bashkëpunimin e publikut”, citohet të ketë thënë shefi i policisë Hossein Ashtari.

Persona të tjerë po ashtu janë identifikuar si të dyshuar dhe tani janë në kërkim nga autoritetet, ka thënë shefi i policisë.

Të paktën dy zyrtarë policorë dhe rreth 40 persona janë plagosur në sulmin me makinë-bombë më 6 dhjetor, që ndodhi para selisë së policisë në qytetin Çabahar, raporton “Rel”.

Grupi xhihadist sunit, Ansar al-Furqan mori përgjegjësinë për sulmin.

Provinca Sistan-Baluçistan, ku ndodhet Çabahar, në vitet e fundit është përballur me sulme të militantëve sunitë kundër forcave të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Armeni janë duke u mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare,…