Irani bën një hap pas, nuk do të futet në luftë me Izraelin nëse nuk sulmohet

15 tetor 2023 | 22:59

Pas një hezitimi për të nisur ofensivën tokësore në Gaza nga ana e Izraelit, duket se një hap pas e ka bërë edhe Irani, duke e zbutur retorikën kundrejt shtetit hebre.

Sipas një deklarate të fundit nga Republika Islamike, Irani nuk do të angazhohet në luftime me Izraelin, nëse këta të fundit nuk e sulmojnë më parë, apo nuk i cenojnë interesat kombëtare dhe ato të qytetarëve iranianë.

Nga ana tjetër megjithatë, Irani e ka paralajmëruar Izraelin për përshkallëzim rajonal, nëse Ushtria izraelite hyn në Gaza për një pushtim tokësor, ndërsa lufta me Hamasin zhvillohet në javën e dytë.

“Nëse masat që synojnë ndalimin e menjëhershëm të sulmeve izraelite që po vrasin fëmijë në Rripin e Gazës përfundojnë në një bllokim, ka shumë të ngjarë që të hapen shumë fronte të tjera. Ky opsion nuk përjashtohet dhe kjo po bëhet gjithnjë e më e mundshme”, tha ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, për median e Katarit, Al Jazeera, të dielën.

“Nëse entiteti sionist [Izraeli] vendos të hyjë në Gaza, liderët e rezistencës do ta kthejnë atë në një varrezë të ushtarëve okupues”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo vetëm fushata e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Evropian…