Irani lëshon raketa lundrimi përveç dronëve, thonë mediat izraelite

13 prill 2024 | 23:09

Irani lëshoi raketa lundrimi në Izrael, përveç dhjetëra dronëve, sipas raporteve të mediave izraelite.

Pasi Irani nisi sulmin me dron ndaj Izraelit.

23:07- E përdituësuar: Jemeni ka lëshuar gjithashtu drone në drejtim të Izraelit. Kuvajti ka ndërprerë lidhjet me Izraelin.

22:58 – E përdituësuar: Irani ka lëshuar edhe disa raketa lundrimi përveç dronëve, njoftojnë mediat izraelite.

22:27 – E përditësuar: Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Irani lëshoi drone kundër Izraelit, menjëherë pas një njoftimi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, ka raportuar CNN.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan publikisht pak kohë më parë se Irani kishte lëshuar dronët.

“Irani lëshoi UAV-të nga brenda territorit të tij drejt Izraelit pak më parë. IDF është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron vazhdimisht situatën operacionale. Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite. IDF po monitoron të gjitha objektivat.” – thuhet në njoftim.

 

Raketat që fluturojnë mbi Irak, drejt Izraelit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka lëshuar një numër dronësh në drejtim të Izraelit,…