Irani paralajmëron bojkot të Kupës së Botës 2026 pas tensioneve politike

11 mars 2026 | 15:38

Tensionet e fundit politike dhe të sigurisë në Lindjen e Mesme mund të kenë ndikim edhe në sportin ndërkombëtar. Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se përfaqësuesja e tyre mund të mos marrë pjesë në FIFA World Cup 2026, turneun më të madh të futbollit në botë, për shkak të zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë vendin.

Ministri i Sportit i Iranit, Ahmad Donyamali, ka deklaruar se Irani nuk mund të marrë pjesë në këtë kompeticion pas sulmeve që, sipas autoriteteve iraniane, kanë rezultuar me vrasjen e liderit suprem të vendit, Ali Khamenei, në operacione të kryera nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

“Duke pasur parasysh se kjo qeveri ka vrarë liderin tonë, ne nuk mund të marrim pjesë në Kupën e Botës. Lojtarët tanë nuk kanë siguri,” është shprehur Donyamali.
“Sigurisht që në këto rrethana nuk kemi mundësi për një pjesëmarrje të tillë,” ka shtuar ai.

Kupa e Botës 2026 do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja dhe pritet të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik.

Nga ana tjetër, presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka bërë të ditur se presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar se përfaqësuesja iraniane është e mirëpritur të marrë pjesë në turneun që do të zhvillohet në SHBA.

Infantino theksoi në një postim në Instagram se Kupa e Botës është një ngjarje që “duhet të bashkojë njerëzit, tani më shumë se kurrë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nico Schlotterbeck mund të jetë një nga emrat kryesorë të…