Bora tërhiqet nga Liga Unike, fokusohet në garat vendore
11 mars 2026
| 14:57
Klubi i basketbollit Bora është tërhequr përfundimisht nga Liga Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Skuadra nga Prishtina, e cila këtë sezon zhvilloi tri ndeshje në këtë garë, ka vendosur të mos vazhdojë më pjesëmarrjen për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve dhe me këtë rast klubi kryeqytetas do të fokusohet plotësisht në gara vendore.
Bora në Ligën Unike kishte regjistruar një fitore dhe dy humbje para këtij vendimi. Ndërkohë, në Superligën e Kosovës, skuadra prishtinase aktualisht renditet në vendin e tretë në tabelë dhe synon të paraqitet sa më bindëse në fazën e “play-offit”.



