Irani: Rusia na qëndroi pranë kur u vumë nën sanksione, jemi gati të ndihmojmë

17 mars 2022 | 19:23

Irani është paraqitur i gatshëm për të ndihmuar Federatën Ruse në një kohë kur vendi përballet me sanksione. Ndihma Rusisë do t’i vijë në sektorin e energjisë dhe karburanteve.

Deklarata u bë nga ministri i naftës Javad Owji, pas një interviste në Moskë me zëvendëskryeministrin rus Aleksandr Novak.

“Rusia na qëndroi pranë kur u vumë nën sanksione, ndaj sot e konsiderojmë detyrën tonë që të qëndrojmë përkrah saj në këto kushte të vështira dhe të ofrojmë ndihmë”, tha Owji.

Për ne, “vullneti i Teheranit për të zhvilluar bashkëpunim është i rëndësishëm, pavarësisht kufizimeve anti-ruse të Perëndimit”, tha Novak, duke theksuar rolin qendror të sektorit të karburantit dhe energjisë në marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa veprime të Prokurorisë së Specializuar në Hagë po kundërshtohen…