Irani shënon rekord të vdekjeve ditore nga koronavirusi

11 tetor 2020 | 16:17

Irani ka regjistruar 251 vdekje nga koronavirusi i ri, që është numri më i lartë ditor i vdekjeve në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Larry, ka thënë se 28 544 kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, duke e bërë Iranin vendin më të goditur në rajon.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3 822 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara në gjithë vendin në 500 075, kurse 4 509 pacientë janë në gjendje kritike.

Zëvendëspresidenti i Iranit dhe drejtori i Zyrës për Energji Atomike, Ali Ekber Salihi, gjithashtu është infektuar me koronavirus.

Më 3 tetor, ai rezultoi pozitiv dhe që prej atëherë ka qenë në karantinë. Gjithashtu u konfirmua se 71-vjeçari Salihi aktualisht po ndihet mirë dhe po kryen detyrën e tij nga shtëpia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër humbje jete, 168 raste të reja dhe 94 të…