Irani shpall të hapur përkohësisht Ngushticën e Hormuzit
Ministri i Jashtëm i Iranit e ka shpallur Ngushticën e Hormuzit “plotësisht të hapur” për “periudhën e mbetur të armëpushimit”.
Seyed Abbas Aragchi tha se masa do të përfshijë kalimin e “të gjitha anijeve tregtare” përmes ngushticës.
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”, ka shkruar ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pasi ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “plotësisht e hapur” për të gjitha anijet tregtare gjatë periudhës së mbetur të armëpushimit. “Irani sapo ka njoftuar se ngushtica e Iranit është hapur plotësisht dhe gati për kalim të plotë. Faleminderit”, ka shkruar Trump.
Deklarata e Aragchit vjen në një kohë kur Keir Starmer dhe Emmanuel Macron kanë organziuar një takim me 40 udhëheqës të tjerë.
Grupi do të diskutojë rihapjen e ngushticës.



