Irlanda përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

22 shkurt 2019 | 16:11

Zëvendëskryeministri irlandez, Simon Coveney, ka bërë publik legjislacionin që vendi i tij e ka përgatitur për të menaxhuar një Brexit pa marrëveshje.

Megjithatë, ai tha se shpreson të mos ketë nevojë përdorimi i tij.

Nëntë departamente qeveritare kanë punuar për përpilimin e legjislacionit që mund të përdoret në rast se Britania nuk arrin të miratojë një marrëveshje të re të Brexit-it pasi ajo paraprake nuk u votua nga parlamenti.

Zëvendëskryeministri irlandez, ka thënë se një Brexit i “çrregullt” do të ishte një “humbje” për Britaninë e Madhe, BE-në dhe Irlandën.

“Qëllimi i këtij legjislacioni është të sigurojë një tranzicion të qetë, nëse Britania largohet nga BE-ja pa një marrëveshje”, ka thënë Coveney.

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë ditë më parë se do të dërgojë për votim në parlament një marrëveshje të rishikuar të Brexitit, sa më parë që të jetë e mundur. Megjithatë, ajo tha se kjo do të ndodhë pasi të sigurohen ndryshimet e marrëveshjes nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, Bashkimi Evropian, ka thënë se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet të cilat kryeministrja britanike Theresa May do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së.

Kryeministrja May po përpiqet të dakordohet për disa ndryshime në pjesën e marrëveshjes që lidhet me të ashtuquajturën “backstop” që ka të bëjë me masat mbrojtëse në kufirin irlandez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…