Ministri Reçica: Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje

22 shkurt 2019 | 16:06

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka bërë me dije se të premten i kanë procesuar për pagesë pensionet me rritje.

“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20 %, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të ‘Trepçës’, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15 %, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”.

“Si ministër i MPMS-së, mbetem i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojmë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit…

Gepostet von Skender Reçica am Freitag, 22. Februar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimit Evropian (BE) i mungojnë rreth 3.8 milion punëtorë, më…