Irlandezi që kishte luftuar në Kosovë shkon edhe në Ukrainë

17 mars 2022 | 09:21

Një burrë nga Irlanda e Veriut tha se ai udhëtoi për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës pas bombardimit të një spitali fëmijësh nga forcat ruse.

Andy Shaw, nga Portstewart, tha për BBC News se ai ishte një nga 10 njerëzit që ai njihte nga Irlanda e Veriut të cilët kishin udhëtuar drejt Ukrainës.

Ai u regjistrua në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, por tha se ishte i përgatitur të bënte “çdo gjë që kërkohet”, duke përkrahur me ndihmën e parë dhe transportin.

“Më duhej të shkoja dhe të bëja diçka. Ka shumë njerëz që shkojnë në këtë drejtim, disa nga miqtë e mi janë tashmë këtu”.

“Disa nga ata nga Irlanda e Veriut me të cilët kam punuar më parë në forcat ajrore, ka ish-mjekë, ushtarë që kanë qenë në terren në Afganistan dhe Irak. Njësoj si unë, ata ndjenë se nuk mund të uleshin aty dhe të mos bënin asgjë”, tha ai.

Por, ky nuk është konflikti i parë për të cilin Andy Shaw udhëton për të dhënë kontributin e tij, pasi në të kaluarën kishte udhëtuar edhe në Kosovë dhe në Luftën e Gjirit me Forcat Ajrore Mbretërore, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo është një nga gjërat për të cilat padyshim duhet të keni kujdes. Kushdo që thotë se nuk është pak i frikësuar është një gënjeshtar. Por forcat ukrainase janë shumë të motivuara, ata duan të mbajnë vendin e tyre dhe kjo do t’i bëjë njerëzit të luftojnë 10 herë më fort”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, ka thënë për transmetuesin…