
Ironizon Valon Syla: Vjosa Osmani e ka ditur që fëmijë se do të bëhet presidente, ia ka ndie zemra
Gazetari Valon Syla përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka ironizuar me presidenten e zgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanin, duke thënë se kjo e fundit që fëmijë e ka ditur se do të bëhet presidente.
Syla tha se Vjosa Osmanit ia ka ndie zemra se do të bëhet presidente. Syla thotë me ironi se Osmani kur kishte qenë femijë i paska thënë nënës së saj diçka të tillë.
Tutje, Syla shkroi “E le mo UÇK. Çka ka lyp UÇK-ja në Koshare?”. Këtë për shkak se gjatë ditës Osmani u kritikua nga Dardan Molliqaj, ku ky i fundit tha se presidentja nuk e përmendi UÇK’në sot në përvjetorin e Betejes së Koshares.
Lidhur me këtë cështje pati reagime edhe nga tabori i PDK-së.
Reklamë
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Sylës:
Presidentja Vjosa Osmani e ka ditë si fëmij që do të bëhet një ditë Presidente. Pra, ja ka ndi zemra se;
Ibrahim Rugova vdes.
Çlirohet Kosova dhe pastaj pavarësohet.
Liderët e UÇK në Hagë.
Pastaj bëhet Presidente, se i kish thënë nonës së vet si fëmi që do të bëhet.
E le mo UÇK. Çka ka lyp UÇK’ja në Koshare?