Isak rikthehet dhe bëhet gati për ndeshjen ndaj PSG-së në Champions

02 prill 2026 | 10:59

Alexander Isak është rikthyer zyrtarisht në stërvitje me Liverpool FC, duke lënë pas lëndimin e gjatë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, sulmuesi suedez tashmë po punon normalisht me grupin dhe është në dispozicion të trajnerit për ndeshjet e ardhshme.

Rikthimi i tij vjen në momentin më të rëndësishëm të sezonit, pasi Liverpool përgatitet për përballjen e madhe ndaj Paris Saint-Germain në UEFA Champions League. Isak pritet të jetë një armë shtesë për “The Reds”, duke rritur ndjeshëm opsionet në repartin ofensivë.

Pas një mungese të gjatë, rikthimi i tij konsiderohet si një përforcim i madh për skuadrën angleze, e cila synon të bëjë hapin e madh në kompeticionin më prestigjioz evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ardian Bajraktari, avokat Në procesin gjyqësor ndaj katërshes së…